Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
    • Rektorati
      • Rektorati
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2023-2024
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Studentët e Huaj
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
    • Sekretaria Mësimore
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë
  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania
  • Leksion i hapur: “Design Thinking: A structured approach to Innovation”
  • 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond”
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

"Një libër më shumë për Preshevën"

Studentët e vitit të dytë në programin master shkencor në Shkenca Komunikimi, Kolegji Universitar “Bedër”, prezantuan fushatën sensibilizueze: “Një libër më shumë për Preshevën”. Nisma bëri bashkë personalitete të fushave të ndryshme, përfaqësues të botës akademike, të politikës, gazetarisë dhe shoqërisë civile. I ftuari i nderit në këtë aktivitet, kryetari i Komunës së Preshevës, z.Shqiprim Arifi, ndau me të pranishmit lajmin e mirë se, më në fund po shkon drejt zgjidhjes problematika shumëvjeçare e mungesës së teksteve shqip për nxënësit në shkollat e Preshevës, Medvegjes dhe Bujanovcit. Drejtuesi më i rëndësishëm vendor në Luginën e Preshevës kërkoi më shumë vëmendje dhe angazhim nga Shqipëria për këtë rajon, duke e konsideruar nismën studentore për mbledhjen e librave dhe mjeteve mësimore si një simbol të veçantë. Rektori i Kolegjit Universitar “Bedër”, Prof. Dr. Ferdinand Gjana shprehu vlerësimin e tij maksimal për fushatën e studenteve dhe përveç tre bursave të studimit për gjimnazistët e Luginës së Preshevës, u premtoi studentëve mbështetje të mëtejshme. Zv-ministri i Arsimit, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë, Shpati Kolgega e konsideroi fushatën “Një libër më shumë për Preshevën”, një nismë me dimension shpirtëror që bën bashkë të rinjtë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Z. Kolgega premtoi angazhimin e tij që nisma të jetë mbarëkombëtare me përfshirjen edhe të shkollave dhe universiteteve të tjera. Publicisti dhe pedagogu Agron Tufa dha shembullin konkret të ndihmës në këtë fushatë, duke dhuruar 200 libra. Të ftuarit e tjerë përgëzuan nismën dhe shprehën angazhimin e tyre për këtë nismë. Në pak ditë të nismës janë grumbulluar nga individë dhe biznese afro një mijë libra dhe një shumë e konsiderueshme monetare, të cilat do të dërgohen nga studentët e Kolegjit Universitar “Bedër” në shkollat e Luginës së Preshevës në fillim të muajit mars.    

Zgjedhjet e bordit drejtues të Këshillit Studentor

Sot, më datë 18 janar 2018, u mbajt mbledhja e parë e Këshillit Studentor, ku pika kryesore e axhendës së mbledhjes ishte zgjedhja e kryesisë së këtij organi. Gjatë mbledhjes, me votim nga senatorët e rinj, u zgjodhën Presidenti, 2 zv/Presidentët, si dhe Sekretari i Këshillit Studentor. Këshilli Studentor është organizim i pavarur i studentëve në Kolegjin Universitar “Bedër”, i cili promovon pjesëmarrjen dhe koordinon përfaqësimin e ideve dhe opinioneve të tyre në organet drejtuese, në strukturat mësimore-kërkimore dhe të shërbimeve të universitetit.

Procesi i integrimit në BE në Shqipëri dhe rajon: Roli i OSHC-ve

I ftuari i rradhës nga klubi studentor "Bedër Law Students Association" në kuadër të ciklit “Brownbag Seminars”, ishte Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri Z. Gledis Gjipali. Në një bashkëbisedim me studentët e drejtësisë, Z. Gjipali parashtroi disa nga elementët juridikë që e pengojnë Shqipëri që të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. “Ne kemi ecur përpara, pavarësisht uljeve dhe ngritjeve që kemi pasur, arritja për t’u bërë gati për integrimin është një proces që bëhet avash”, shtoi ndër të tjera Z. Gledis Gjipali. Gjithashtu theksoi se angazhimi dhe kërkimi i së drejtës nga qytetarët shqiptarë është shumë i rëndësishëm për përparimin e vendit tonë. Duke u nisur edhe nga interesi i studentëve të drejtësisë, drejtori EMA-s, shpjegoi edhe elementët me të cilat organizata e tij ndihmonte në procesin e integrimit në BE duke promovuar vlerat demokratike gjatë procesit të hartimit të politikave. Në fund të takimit studentët ndanë mendimet e tyre dhe parashtruan pyetje në lidhje me procesin e integrimit.

Bedër Communication Sciences Reunion

Departamenti i Shkencave të Komunikimit në bashkëpunim me Zyrën e të Diplomuarve organizuan ditën e sotme "Bedër Communication Sciences Reunion", një takim i cili mblodhi së bashku të gjithë brezat e diplomuar të këtij departamenti që prej viti 2014. Ky takim shërbeu për të ribashkuar të diplomuarit në Shkenca Komunikimi me qëllim që të shkëmbejnë eksperiencat e tyre duke ndikuar në zgjerimin e network-ut dhe krijimin e lehtësirave në tregun e punës. Të pranishëm në këtë takim ishin dhe rektori i Kolegjit Universitar “Bedër” Prof. Dr. Ferdinand Gjana, dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, dhe Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave të Komunikimit Dr. Erlis Cela, të cilët përshëndetën dhe falenderuan ish-studentët për praninë e tyre në këtë takim. “Vlera e departamentit tonë janë të diplomuarit”, tha Dr. Erlis Cela, duke përmendur shembuj konkretë të sukseseve në karrierë që kanë arritur studentët tanë. Ndërsa rektori i institucionit, Prof. Dr. Ferdinand Gjana u shpreh i kënaqur nga vlerat që studentët i kanë sjellë Kolegjit Universitar Bedër. Aktiviteti vazhdoi me bisedat dhe takimet mes studentëve, të cilët rikujtuan me njëri-tjetrin eksperiencën e tyre gjatë studimeve universitare në Bedër, si dhe jetën pasuniversitare duke folur rreth karrierës profesionale që ata kanë nisur.

Kolana “Zani i Naltë” në seminarin “Kur librat flasin” IV

Departamenti i Shkencave Islame në bashkëpunim me klubin studentor “Mesazhi i Jetës” në kuadër të vazhdimit të ciklit të seminareve “Kur librat flasin”, kanë zhvilluar ditën e sotme me dt. 17 janar 2018, takimin e katërt, ku kanë diskutuar rreth veprës së Kolanës “Zani i Naltë” (1923-1939) me të ftuar Dekanin e Fakultetit të Shkencave Humane Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi. Gjatë aktivitetit, nën moderimin e kryetarit të klubit “Mesazhi i Jetës”, studentit Haki Sahitaj, Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame Dr. Genti Kruja dhe profesor Ombashi bashkëbiseduan me studentët rreth veprës Kolana “Zani i Naltë”. Dr. Genti Kruja paraqiti një përmbledhje të përgjithshme të historikut të revistës, artikujve të fushave të ndryshme të Shkencave Islame dhe Sociale. Ai foli gjithashtu për penat e shquara të kësaj reviste nga dijetarët myslimanë shqiptarë të viteve 20-30 te shek. XX, si dhe për mesazhet akoma aktuale, që përcjell edhe sot pas 95 vitesh nga themelimi i saj. Ndërkohë që i ftuari special i këtij aktiviteti Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, bëri një analizë të përmbajtjeve të revistës, duke theksuar rëndësinë, që ajo kishte dhe ka për komunitetin mysliman të shqiptarëve në të gjitha trojet dhe në veçanti për vlerat e ruajtura të Gjuhës Shqipe. Ndërkohë ai ftoi të gjithë studentët e Departamentit të Shkencave Islame të shfrytëzojnë materialet e revistave “Zani i Naltë” për të mbështetur kërkimet e tyre shkencore në të ardhmen. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm pedagogë dhe studentë të Departamentit të Shkencave Islame. Cikli i seminareve “Kur librat flasin” do të vazhdojë gjatë javëve në vijim me të ftuar të tjerë, të cilët do të analizojnë dhe bashkëbisedojnë me studentët për një sërë veprash të autorëve të ndryshëm.

Plani i ri strategjik i institucionit

Në datën 5.1.2018, në ambientet e Senatit Akademik, grupet e punës mbi hartimin e planit strategjik 2017-2022 prezantuan draftet e hartuara, lidhur me cilësinë e edukimit, kërkimin shkencor dhe inovacionin, jetën studentore, të diplomuarit dhe promovimin e institucionit, impaktin dhe përgjegjësinë sociale, stafin, financat  dhe infrastrukturën. Të pranishëm ishin Komisioni  mbi hartimin e Planit Strategjik, rektori i kolegjit Prof. Dr. Ferdinand Gjana dhe stafi akademik.

Analiza e përgjithshme e departamenteve

Njësitë akademike të Kolegjit Universitar “Bedër”, në datën 4.1.2018, në ambientet e Senatit Akademik, zhvilluan analizat vjetore, lidhur me aktivitetin njëvjeçar të tyre. Përgjegjësit e këtyre njësive prezantuan aktivitetin e njësive gjatë këtij vitit akademik, si dhe planet për të ardhmen, të para dhe në kuadër të hartimit të planit të ri strategjik institucional, 2017-2022. Në datën 12.1.2018, po në ambientet e Senatit Akademik, zyra e kërkimit shkencor, zyra e koordinimit të programeve master; zyra e zhvillimit të kurrikulave; zyra e marrëdhënieve ndërkombëtare bënë  analizën vjetore, lidhur me aktivitetin e zyrës. Në takim u analizua puna njëvjeçare e zyrave, problematikat dhe planet/rekomandimet për të ardhmen. Të pranishëm në këto analiza ishin rektori i kolegjit Prof. Dr. Ferdinand Gjana, administratori dhe stafi akademik.

"Gjuha, kultura dhe historia në shtetin ligjor"

Në kuadër të vazhdimit të cikleve “Brownbag Seminars”, i ftuari i radhës nga klubi studentor "Bedër Law Students Association", ishte z.Daniel Klingenberg, i cili ndau me studentët e drejtësisë eksperiencën e tij gjatë kërkimit shkencor për ndikimin e gjuhës, kulturës dhe historisë në forcimin e shtetit ligjor. Në bashkëbisedimin me studentët z.Klingenberg parashtroi disa nga elementët që e dallojnë popullin shqiptar nga popujt e tjerë nëpër botë, si dhe problematikat që hasen në forcimin e shtetit ligjor. Ndërkohë që shfaqi një simpati të veçantë për historinë dhe mitet që tregojnë formimin e popullit tonë. “Shqiptarët duhet të dinë se askush përveç tyre nuk mund ta dojë më shumë Shqipërinë, ata duhet ta ndërtojnë vetë vendin e tyre”, shtoi ai. Në fund të takimit studentët shprehën mendimet e tyre në lidhje me temën, si dhe nuk munguan pyetjet për kërkimin shkencor të Z. Klingenberg.
  • <
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • 49
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri