Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
    • Rektorati
      • Rektorati
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2023-2024
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Studentët e Huaj
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
    • Sekretaria Mësimore
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë
  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania
  • Leksion i hapur: “Design Thinking: A structured approach to Innovation”
  • 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond”
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

Filluan regjistrimet për raundin e parë të aplikimeve për vitin akademik 2017 - 2018

29 Gusht – 11 Shtator 2017 Procesi i regjistrimit për raundin e parë të aplikimeve, në të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vendin tonë, fillon ditën e nesërme me datë 29 gusht dhe vazhdon deri më 11 shtator 2017. Ftojmë të gjithë aplikantët fitues të raundit të parë, të cilët kanë zgjedhur Kolegjin Universitar Bedër për të vazhduar studimet e larta, të paraqiten çdo ditë pranë sekretarisë mësimore të institucionit tone për të vijuar me procesin e regjistrimit. Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim vijon si më poshtë: a) Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) b) Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave. c) 4 fotografi të vogla personale d) Raport mjeko – ligjor Për çdo informacion të nevojshëm na kontaktoni në: Tel: +355673427001 / +35542419222 Email: admissions@beder.edu.al Ju mirëpresim!        

Kolegji Universitar Bedër shpall listat e maturantëve fitues të raundit të parë të aplikimeve për vitin akademik 2017 – 2018

Pas përfundimit të afatit të intervistave, të zhvilluara në çdo program studimi ndërmjet maturantëve aplikantë dhe përfaqësuesve të departamenteve, Bedër shpall listat e fituesve për raundin e parë të aplikimeve në Drejtësi, Shkenca Komunikimi, Shkenca Islame, Gjuhë dhe Letërsi Angleze, Arsim Parashkollor dhe Fillor, Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji, Gjuhë dhe Letërsi Turke. Njoftojmë të gjithë kandidatët fitues se data 29 gusht 2017 shënon dhe nisjen e rregjistrimit në çdo program studimi ku janë shpallur fitues, ky afat përfundon më 11 shtator, pas kësaj date nuk mund të regjistroheni më. Dokumentacioni i nevojshëm për rregjistrim vijon si më poshtë: a) Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) b) Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave. c) 4 fotografi të vogla personale d) Raport mjeko – ligjor Kandidatët do të gjejnë emrat e tyre në listat e bashkëngjitura. Drejtësi Shkenca Komunikimi Shkenca Islame Gjuhë dhe Letërsi Angleze Arsim Parashkollor dhe Fillor Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji Gjuhë dhe Letërsi Turke Shënim: Të gjithë kandidatët që dëshirojnë të studiojnë në një nga programet tona të studimit, por që nuk kanë aplikuar në raundin e parë ose nuk kanë rezultuar fitues, mund të aplikojnë në raundin e dytë, duke përzgjedhur departamentin që duan të studiojnë pranë Kolegjit Universitar Bedër  si një nga 10 preferencat në formularin e aplikimit të raundit të dytë, formular ky i cili plotësohet nga data 15 – 22 shtator 2017. Kontakt:  Tel: +355673427001 / +35542419222 Email: admissions@beder.edu.al Ju mirëpresim!

Publikohen listat e aplikantëve për vitin akademik 2017-2018

Shpallen listat e aplikantëve që kanë zgjedhur për të studiuar në një nga programet e Kolegjit Universitar BEDËR në vitin akademik 2017-2018.   Klikoni mbi programin që keni përzgjedhur për të parë aplikimin tuaj:   Drejtësi Shkenca Komunikimi Shkenca Islame Gjuhë dhe Letërsi Angleze Arsimi Parashkollor dhe Fillor Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji Gjuhë dhe Letërsi Turke Të gjithë kandidatët duhet të paraqiten për të marrë pjesë në intervistën e pranimit pranë departamentit përkatës në një nga datat e mëposhtme: 14 gusht, (10:00-14:00) 15 gusht, (10:00-14:00) 16 gusht, (10:00-14:00) 17 gusht, (10:00-14:00) 18 gusht, (10:00-14:00) 21 gusht, (10:00-14:00) 22 gusht, (10:00-14:00)   Të gjithë ata që duan të caktojnë një orar për intervistën, mund të kontaktojnë në: Tel: +355673427001 / +35542419222 Email: admissions@beder.edu.al Website: www.beder.edu.al

Rëndësia e edukimt të të rinjve në uljen e sjelljeve radikale dhe ekstremizmit të dhunshëm

Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave të Komunikimit në Bedër, Doc.Dr. Ramadan Çipuri mori pjesë në Kongresin e Tretë Ndërkombëtar të “Scholas Chair” në Jeruzalem të Izraelit.    Ky kongres, i organizuar në "Hebrew University of Jerusalem" mblodhi sëbashku përfaqësues nga mbi 30 universitete të ndryshme nga e gjithë bota.    Një nga çështjet më të rëndësishme që iu kushtua vëmendje në referimet e pjesërmarrësve ishte rëndësia e edukimit në uljen e nivelit të sjelljeve radikale dhe ekstremizmit të dhunshëm tek të rinjtë e të gjithë botës. Risia e këtij organizmi ishte prezantimi i projekteve konkrete të ndërmarra nga universitete të ndryshme në këtë drejtim.   Dr. Çipuri në fjalën e tij prezantoi përpjekjet e Kolegjit Universitar Bedër në luftën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.   Sipas tij, Shqipëria është një nga vendet model përsa i përket dialogut dhe harmonisë ndërfetare. Projekti i iniciuar nga Bedër për bashkëpunimin midis tre shkollave teologjike, asaj islame, katolike dhe ortodokse dhe që u prezantua nga Dr.Çipuri tërhoqi vëmendjen e pjesëmarrësve. Sipas tij, falë një nisme të ndërmarrë nga Departamenti i Shkencave Islame në Bedër, nga viti 2014 e në vijim janë organizuar mbi 20 takime dhe aktivitete të përbashkëta midis tre shkollave fetare, si konferenca, seminare, tryeza të rrumbullakëta, shkëmbime stafesh, takime të përbashkëta midis studentëve, etj.   Nisma e dytë që prezantoi Dr. Çipuri ishte Koalicioni i Tolerancës, i themeluar para dy vitesh nga studentët e Bedër në kuadër të projektit “P2P Chalinging Extremism”. Sipas tij, kjo aleancë e cila nisi si një nismë brenda vendit, tashmë është kthyer në rajonale me anëtarë nga Kosova, Maqedonia e më gjerë. Dr.Çipuri propozoi që kjo nismë të kthehet në një organizim të përbashkët me të gjitha universitetet pjesëmarrëse në Kongres, propozim ky që u prit me interes nga pjesëmarrësit.    

Rektori i Kolegjit Universitar Bedër Prof. Dr. Ferdinand Gjana, pjesë e programit të OKB-së

Rektori i Kolegjit Universitar Bedër Prof. Dr. Ferdinand Gjana, merr pjesë në programin e "Lançimit të Planit të Veprimit për Liderët dhe Aktorët Fetarë në Parandalimin e Nxitjes së Dhunës që Shkakton Krime Mizore", nismë kjo e organizuar nën kujdesin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Sh.T.Z Antonio Guterres. Në këtë lançim ishin prezent përfaqsues të besimeve të ndryshme nga e gjithë bota, dhjetëra  ambasadorë, akademikë dhe aktorë nga më aktivët të shoqërisë civile. Kjo pjesëmarrje e rektorit të institucionit në organizimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara vjen në kuadër të vizitës së tij disa javore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pjesë e programit "Religious Pluralism and Democracy in USA".

Bashkëpunimi me universitetet amerikane, prioritet i marrëdhënieve ndërkombetare të Bedër

Bashkëpunimi me universitetet amerikane, prioritet i marrëdhënieve ndërkombëtare të Kolegjit Universitar Bedër në planin strategjik 2017-2022 I gjendur në një program disa javor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rektori i Kolegjit Universitar Bedër, pohon se pas disa vizitave të shumta në universitetet më prestigjoze në SHBA, janë arritur disa marrëveshje bashkëpunimi me: · Universitetin “Temple” · Universitetin “Rudgers” · Universitetin “Georgetown” · Universitetin e “Colorados” · Universitetin e “Pennsilvanisë” · Universitetin “Northern Arizona”  Krahas tyre janë është arritur marrëveshje bashkëpunimi edhe me tre organizata ndërkombëtare: · Institute of International Education (IIE.org) · Instituti i Dialogut (prane Universitetit Temple) · Scholars at Risk Në kuadër të këtyre marrëveshjeve studentët aktual të institucionit por edhe ata të cilët do të zgjedhin Bedër për të studiuar në vitin e ardhshëm akademik, do të kenë mundësi të shumta për të kryer programet e shkëmbimit pranë universiteteve të lartëpërmendura. Gjithashtu këto marrëveshje mundësojnë shkëmbimin e eksperiencave të ndryshme ndërmjet Bedër dhe universiteteve në SHBA.        

Kolegji Universitar Bedër, diplomon brezin e katërt të studentëve

Kolegji Universitar Bedër, diplomoi brezin e katërt të studentëve në një ceremoni të organizuar me këtë rast në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Përpos studentëve të shumtë të cilët hodhën në ajër kapelet e diplomimit duke mbyllur kështu një etapë mjaft të rëndësishme në jetën e tyre, në këtë ceremoni ishin të pranishëm Rektori i Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Skender Bruçaj, Rektori i Universitetit Epoka Prof. Dr. Güngör Turan, personalitete të shumtë nga bota akademike, përfaqësues institucionesh publike e private si dhe familjarë e të afërm të të diplomuarve. Tashmë në vitin e gjashtë akademik Bedër nxjerr në tregun e punës rreth 220 specialistë të rinj në fushën e Edukimit, Drejtësisë, Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, Komunikimit, Shkencave Islame, Gjuhës dhe Letërsisë Turke etj. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse rektori i institucionit Z. Gjana uroi studentët e diplomuar dhe u shpreh entuziast për suksesin e arritur në këto tre vite. Më tej theksoi se dyert e institucionit që ai drejton do të jenë gjithmonë të hapura për mbështetjen e mëtejshme ndaj studentëve.   “Jini të sigurtë, ashtu si dhe prindërit tuaj se ne do të jemi pranë jush dhe me ju në çdo moment që do të keni nevojë”- tha ai. Ndërsa z. Bruçaj u ndal në imazhin dhe cilësinë që ka ndërtuar Kolegji Universitar Bedër deri më tani. Ai i inkurajoi studentët e diplomuar që të përpiqen të gjejnë gjithmonë më të mirën në drejtimet që do të marrin në jetë. “Ky institucion ju dha më të mirën e tij përgjatë gjithë programit të studimit, ju pajisi me aftësitë e nevojshme për të qenë më të mirët në tregun e punës, tashmë erdhi momenti juaj për ta dëshmuar këtë gjë”- përfundoi ai. Ceremonia vazhdoi më tej me shpërndarjen e certifikatave të ekselencës sipas programeve të studimit. Ermelinda Gjeci, u vlerësua si studentja me mesataren më të lartë në programin Bachelor në Drejtësi, Xhorxhina Seferi si studentja më e mirë në Shkenca Islame, Ola Kafazi në Arsim Parashkollor dhe Fillor, Ersida Kurtaj në Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji, Donisa Perseku në Shkenca Komunikimi, Zamira Aga në Gjuhë dhe Letërsi Angleze si dhe Enxhi Kamberi në Gjuhë dhe Letërsi Turke. Më tej, të gjithë studentët e diplomuar në programet bachelor dhe master u ngjitën në skenë për të hedhur kapelet e diplomimit.

Zyra e të diplomuarve në Bedër organizon për herë të parë “Bedër Alumni Reunion 2017”

Ky aktivitet, i zhvilluar në “Sheraton Hotel Tirana” mblodhi sëbashku qindra studentë të diplomuar ndër vite nga institucioni ynë, prindër e të ftuar special, përfaqësues të medias, fushës së edukimit, komuniteteve fetare si dhe figura të njohura nga bota e artit dhe muzikës në vendin tonë. Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori i Institucionit Prof. Dr. Ferdinand Gjana, pasi falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, u shpreh i sigurtë se lidhja e institucionit që ai drejton me studentët e diplomuar vit pas viti do të jetë e fortë dhe do të ketë vazhdimësi të shëndetshme për të dyja palët. “Aktiviteti i sotëm e shpreh qartë vendosmërinë tonë për të patur një marrëdhënie të fortë me studentët e diplomuar edhe gjatë jetës së tyre pasuniversitare” – tha ai. Aktiviteti vazhdoi më tej me prezantimin e zyrës së të diplomuarve në institucionin tonë nga Ermira Shkreta, koordinatore e zyrës e njëkohësisht e diplomuar në Departamentin e Drejtësisë, e cila njohu të pranishmit me strukturën e zyrës, funksionin për të cilin është hapur kjo zyrë, aktivitetet e organizuara deri më tani si dhe planet afatgjata të saj. “Qëllimi i zyrës është afirmimi i vlerave të institucionit ashtu siç konkretizohen nga të diplomuarit duke promovuar bashkëpunimin mes tyre dhe me studentët aktuale për të zhvilluar rrjetet profesionale, marrëdhëniet e mentorship-it dhe pjesëmarrjen nëpër aktivitete të organizuara nga institucioni” – tha ajo. Pas disa minutave nën shoqërinë e violinistëve të shquar të Familjes Qerimaj, aktiviteti vazhdoi më tej me ndarjen e çmimeve, ku përpos çmimeve vlerësuese për studentët e diplomuar ndër vite nga institucioni ynë, në mbrëmjen gala u ndanë edhe disa çmime speciale për figura të njohura, për kontributin e tyre në sfera të ndryshme të shoqërisë tonë. Me motivacionin për kontribut të veçantë në fushën e dialogut, bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare dhe sidomos për iniciativën e bashkëpunimit në fushën e dialogut akademik midis tre shkollave teologjike: islame, katolike dhe ortodokse, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Z.Skender Bruçaj i dorëzoi Atë Mario Imperatorit çmimin për kontribut të veçantë në dialog dhe harmoni ndërfetare. Z.Agron Tufa iu dorëzua çmimi për “Kontribut të veçantë në letërsinë shqipe” nga Rektori i Institucionit Prof. Dr. Ferdinand Gjana, me motivacionin për rrëfimin e gjallë e sugjestiv, plot imagjinatë në romanet e tij, me një regjistër të pasur figurativ, stilistik e gjuhësor, dhe për poezinë e ngjeshur ku shkrihen gjendjet liriko-filozofike tok me emocionin artistik. Ndërsa z. Erlad Bakalli, Zv. Rektor i Universitetit të Arteve i dorëzoi Znj. Myfarete Laze çmimin për “Kontribut të veçantë në art, kulturë dhe paqe sociale” me motivacionin për kontribut të veçantë në promovimin e artit, kulturës dhe vlerave humane, për përcjelljen e dashurisë për jetën, lirinë dhe qenien më të përkryer, njeriun. Për të vazhduar më tej me Z. Shaban Nexhi, të cilit i’u dorëzuar nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane në Bedër Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi çmimi për “Arritje të larta profesionale dhe kontribut në sigurinë e shoqërisë” me movitacionin për kontribut madhor në ruajtjen e rendit dhe sigurisë së vendit, për veprimtarinë e çmuar në promovimin dhe mbrojtjen e informacioneve dhe të dhënave personale si dhe nivelin e lartë të profesionalizmit të shfaqur në punë. Me motivacionin për kontribut të veçantë në mbështetjen e kauzave sociale, në ndërgjegjësimin e shoqërisë për më shumë kujdes dhe ndihmë për individë dhe grupe shoqërore me probleme sociale dhe shëndetësore, Prof. As. Dr. Genta Skura i dorëzoi ish studentes së diplomuar në Programin Master i Shkencave në Marrëdhënie me Publikun Znj. Dhurata Hysaj çmimin për “Arritje të larta profesionale dhe kontribut në promovimin e vlerave humane” Për të vazhduar më tej me çmimet vlerësuese që i’u ndanë studentëve të diplomuar ndër vite nga institucioni ynë. Kështu “Çmimi i karrierës” shkoi për studenten e diplomuar në Drejtësi, Emsal Ajredini, me motivacionin “Për arritjet e spikatura profesionale, duke reflektuar shembullin e një profesionisteje të shquar në fushën e saj dhe duke u bërë burim frymëzimi për studentët, të diplomuarit e tjerë, si dhe për komunitetin në tërësi”. Çmimi “Gruaja e suksesshme” i cili i’u dorëzua Ana Gjecit, studente kjo e diplomuar në Shkenca Islame, për mbështetjen, inkurajimin, bashkëpunimin dhe përpjektet e pakursyera në fuqizimin e rolit të gruas, si forcë e madhe e shoqërisë sonë, duke krijuar më shumë siguri sociale, politike dhe ekonomike për to. Me motivacionin: “Për kontributin e çmuar intelektual dhe material ofruar për Kolegjin Universitar “Bedër” me ndikim në rritjen e reputacionit si dhe duke mbështetur brezat e diplomantëve dhe studentëve në integrimin më lehtë me tregun e punës apo me rrjetet profesionale.” Çmimi Bedër shkoi për Gazetarin e Vizion Plus, Osman Stafa, ish student i diplomuar në Shkenca Komunikimi. Hysni Merja, i diplomuar në Shkenca Islame u vlerësua me çmimin “H.Vehbi Dibra”, për kontributin e vyer në arsim, shkencë, art dhe paqe sociale duke përçuar vlera morale, etike dhe universale në shoqërinë shqiptare dhe përtej saj në gjurmët e figurës së ndritur të H. Vehbi Dibrës. Ndërsa çmimi “Eagle”, për veprimari të dalluar në ndërgjegjësimin dhe marrjen e përgjegjësive sociale në dobi të shoqërisë duke mbajtur gjallë vlerat kulturore kombëtare dhe duke kontribuar për kategoritë e njerëzve në nevojë, shkoi për Gazetaren e Radio Spektrum, Rabihana Halili, ish studente e diplomuar në Shkenca Komunikimi. Aktiviteti vazhdoi më tej nën tingujt e muzikës së violinistëve të ftuar me këtë rast.
  • <
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • 49
  • 50
  • 51
  • 52
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri