Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
    • Rektorati
      • Rektorati
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2023-2024
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Studentët e Huaj
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
    • Sekretaria Mësimore
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë
  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania
  • Leksion i hapur: “Design Thinking: A structured approach to Innovation”
  • 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond”
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

Seminar me gazetaren e radios DW znj. Mimoza Çika Kelmendi

Rikthehet cikli i seminareve "Studenti dhe karriera", organizuar nga Departamenti i Shkencave të Komunikimit pranë K.U. Bedër. E ftuar në këtë seminar të parë të zhvilluar në ambjentet e muzeut të medias në institucionin tonë, ishte gazetarja e njohur e radios DW Deutsche Welle znj. Mimoza Çika Kelmendi, e shoqëruar nga z.Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve shqiptarë si dhe nga përgjegjësi i Departamentit të Shkencave të Komunikimit, z.Erlis Çela. Përballë studentëve të këtij departamenti znj. Mimoza referoi rreth temës: "Media publike, modelet europiane dhe kriza shqiptare" duke sjellë përvojën e saj disa vjeçare në tregun mediatik ndërkombëtar e duke e kthyer këtë seminar në një bashkëbisedim interaktiv me pyetjet e shumta nga studentët. Seminaret "Studenti dhe karriera" janë një traditë e Departamentit të Shkencave të Komunikimit, të cilat shtrihen përgjatë gjithë vitit, duke i bërë më të prekshme ato se çka studentët mësojnë në auditoret e universitetit, përmes përvojave nga profesionistë të fushës së medias dhe komunikimit.

Blogeri Olti Curri i ftuar në ciklin e seminareve MarCom

Tradita e ciklit të seminareve MarCom organizuar nga Departameti i Shkencave të Komunikimit pranë Kolegjit Universitar Bedër këtë vit akademik hapi siparin e tij duke mirëpritur blogerin e mirënjohur z.Olti Curri. Tema që Olti reforoi në këtë seminar ishte: "Angazhimi i Audiencave në Marketingun Dixhital". Biseda me studentët u përqendrua në metodat e përdorura në marketingun dixhital për tërheqjen dhe mbajtjen e audiencave nga mediat sociale, portalet, bloggeret, personazhet e ndryshëm. Temat që u prekën gjatë bashkëbisedimit, pyetjeve të shumta nga studentët përfshinë ndryshimet e vazhdueshme në rrjetet sociale, trendet e fundit, mënyrën e menaxhimit të profileve dhe faqeve në rrjetet sociale për të siguruar sa më shumë klikime dhe ndjekës, influencën që ka bota virtuale tek brezi i ri sot si në mënyrën sjelljes, tek pasojat në përdorimin e gjuhës shqipe, rrezikun e mesazheve keqinformuese në facebook dhe nevojën për të qenë të rinjtë ata që drejtojnë jetën e tyre dhe jo shembujt në rrjete sociale apo në botën virtuale, deri tek tema sociale shumë të rëndësishme për zhvillimin e të rinjve të sotëm dhe influencën që ata mund të kenë në strukturimin e të ardhmes së vendit. Si pasojë e interesit të lartë nga nga ana e studentëve dhe dëshirës së Oltit për të takuar të rinjtë studentë nga Kolegji Universitar Bedër, të gjithë ranë dakort për të zhvilluar takime të tjera të ngjashme në të ardhmen.    

Vazhdojnë aplikimet për programet master deri më 27 tetor 2017

Vazhdojnë aplikimet për programet master deri më 27 tetor 2017 Aplikoni në: • Master i Shkencave në Drejtësi: - Profili e Drejta Penale  - Profili e Drejta Ndërkombëtare • Master i Shkencave në Shkencat e Komunikimit: - Profili Gazetari  - Profili Marrëdhëniet me Publikun • Master i Shkencave në Shkencat Islame :  - Moderne Islame  - Themelore Islame • Master i Shkencave në Gjuhë dhe Letërsi Angleze • Master Profesional në Mësuesi, Gjuhë Angleze për Arsimin e Mesëm • Master i Shkencave në Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji Procesi i aplikimit mund të kryhet online në faqen e web-it duke klikuar në linkun: http://admission.beder.edu.al/form.php  ose duke u paraqitur pranë sekretarisë mësimore të institucionit tonë çdo ditë, nga ora 09:00 deri në 17:00. Pas kësaj date, të gjithë aplikantët pas shpalljes së listës së fituesëve në programet master do të kenë mundësinë për të vijuar me procesin e regjistrimit, nga data 31 tetor deri më 6 nëntor 2017, pranë sekretarisë mësimore. Për çdo informacion të nevojshëm na kontaktoni në:  Tel: +355673427001 / +35542419222 Email: admissions@beder.edu.al Për informacion lidhur me #BURSAT kontaktoni në: Tel: 0673044464 ose bursa@beder.edu.al Ju mirëpresim!

Zhvillohet ceremonia e hapjes për vitin e ri akademik 2017 - 2018

Ceremonia e hapjes për vitin e ri akademik 2017-2018 Kolegji Universitar Bedër zhvilloi sot ceremoninë e mirëseardhjes të organizuar për vitin e ri akademik, ku të pranishëm ishin stafi akademik dhe administrativ i institucionit, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Z.Skender Bruçaj, prindër si dhe studentët e rinj dhe ata që vazhdojnë studimet aktualisht. Rektori i institucionit Prof. Dr. Ferdinand Gjana, gjatë fjalës së tij përshëndetëse, pasi uroi të pranishmit bëri një rezyme të shkurtër të 7 viteve aktivitet të institucionit që ai drejton, duke theksuar cilësinë e studentëve të diplomuar ndër vite si një ndër arritjet më të mëdha të institucionit . “Arritjet tuaja në këto 3 vite nuk janë sukses vetëm i juaji por janë njëkohësisht sukses edhe për ne, pasi një ndër gjërat që ne krenohemi janë studentët e aftë profesionalisht që nxjerrim në tregun e punës. K.U Bedër në këto 7 vite aktivitet, e ka treguar se në misionin e tij për arsimimin e brezave të rinj në vendin tonë, sasia ecën në raport të drejtë me cilësinë.  Urojmë t’iu shikojmë lart e më lart në aspektin profesional jo vetëm në Shqipëri, por edhe kudo në botë.” Ceremonia vazhdoi më tej me fjalën përshëndetëse të Kryetarit të Komunitetit Mysliman, z.Skender Bruçaj, i cili u uroi studentëve një vit akademik sa më të suksseshëm dhe siguroi mbështetjen e vazhdueshme të Komunitetit Mysliman ndaj Kolegjit Universitar Bedër. “Këto 3 vite që ju do të kaloni në këtë institucion janë të një rëndësie të veçantë pasi tani është koha e duhur që ju të ndërtoni themele të forta për të ardhmen tuaj profesionale. Sigurohuni ti shfrytëzoni sa më mirë mundësitë që Bedër ju ofron, në mënyrë që të hidhni hapa të shëndetshëm për të ardhmen tuaj.”- tha Z. Bruçaj gjatë fjalës së tij. Më tej përshëndetjet dhe urimet vazhduan nga dekani i Fakultetit të Shkencave Humane, Prof. Dr. Asoc. Rahim Ombashi, Dr. William K. Martin pedagog në departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze dhe nga studentja Klara Haxhiu përfaqësuese e senatit të studentëve. Pas përfundimit të ceremonisë studentët e rinj u njohën me përbërjen e departamenteve përkatëse, me informacione bazë rreth universitetit si dhe me njësitë administrative e cila do të vazhdojë dhe ditën e nesërme. Kolegji Universisitar Bedër ju uron suksese të gjithë studentëve që nisin sot rrugëtimin universitar!  

Ceremonia e hapjes për vitin e ri akademik 2017 - 2018

Kolegji Universitar Bedër, mirëpret ditën e hënë studentët e rinj dhe ata aktualë, në ceremoninë e hapjes së vitit të ri akademik 2017-2018,  e cila do të zhvillohet në sallën e konferencave, ora 12:00. Ju mirëpresim!

Publikohen listat e aplikimeve të raundit të dytë

Kolegji Universitar Bedër, publikon listat e aplikantëve që kanë përzgjedhur programet tona të studimit në portalin e Maturës Shtetërore në raundin e dytë të aplikimeve për vitin akademik 2017-2018.   Regjistrimet e këtij raundi fillojnë më 1 tetor dhe vazhdojnë deri më 2 tetor 2017. Gjatë këtyre datave sekretaria mësimore e institucionit tonë do të qëndrojë e hapur çdo ditë nga ora 09:00 deri më 17:00.   Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim vijon si më poshtë:   a) Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë)   b) Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave   c) 4 fotografi të vogla personale   d) Raport mjeko – ligjor   Kandidatët do të gjejnë emrat e tyre në linqet e bashkëngjitur: Drejtësi  Shkenca Komunikimi  Shkenca Islame  Gjuhë dhe Letërsi Angleze  Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji  Arsim Parashkollor dhe Fillor    Kujdes: Ashtu si në raundin e parë të regjistrimeve, edhe në këtë raund aplikantët do të kenë kohë vetëm 48 orë për t’u regjistruar, pas 48 orësh ju e humbni këtë të drejtë.   Për çdo informacion të nevojshëm na kontaktoni në: Tel: +355673427001 / +35542419222 Email: admissions@beder.edu.al Ju mirëpresim!

Lancohet projekti i 100 bursave sociale të studimit

Kolegji Universitar Bedër, në bashkëpunim me Fondacionin Arsimor “Hafiz Ali Korça” fondacion ky i themeluar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, zhvilluan sot ceremoninë e lancimit të projektit të 100 bursave sociale të studimit, projekt ky i cili u mundëson dhjetëra maturantëve të këtij viti akademik të studiojnë me bursë deri në 100% të tarifës vjetore të studimit në një nga degët që ky institucion ofron.   Në këtë ceremoni, të zhvilluar në ambientet e “Tirana International Hotel”, ishin të pranishëm një numër i konsiderueshëm personalitetesh nga bota akademike, ajo e kulturës, artit, medias, biznesit, arsimit dhe e sporit. Përmendim këtu: Znj. Myfarete Laze, Z. Dritan Boriçi, Noizy (Rigels Rajku) Znj. Sabahete Vishnja, Znj. Briseida Mema, Z. Agron Tufa, Mishela Rapo, Z. Said Fishta etj.   Drejtori i Fondacionit arsimor “Hafiz Ali Korça”, Z. Dritan Laçi, në fjalën e tij përshëndetëse tha se i gjithë qëllimi i këtij projekti është mbështetja e të gjithë atyre maturantëve të cilët për shkak të kushteve ekonomike, nuk kanë mundësi të vazhdojnë studimet universitare.   “Ne nuk mund të pretendojmë një të ardhme të ndritur, nëse nuk u japim mundësi studentëve që të vazhdojnë universitetin”, tha ai gjatë fjalës së tij.   Ndërsa rektori i Kolegjit Universitar Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, pasi falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre në aktivitet, preku problematika të ndryshme të arsimimit të brezave të rinj në vendin tonë.   Ndër të tjera ai u shpreh se: “Dikush lind i pasur, dikush lind i varfër, dikush në fshat dhe dikush në qytet. Askush nuk e ka në dorë diçka të tillë. Gjithkush i dorëzohet apo i përshtatet kësaj situate. Ne kemi një mundësi të mendojmë për të gjithë, me aq kapacitete sa kemi”.  Më tej, Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Z. Lauren Luli, shprehu gatishmërinë e plotë të institucionit që ai përfaqëson jo vetëm në mbështetjen e kësaj nisme por edhe në bashkëpunimin e mëtejshëm ndërmjet dy institucioneve në projekte që kanë në fokus arsimimin e brezave të rinj. Projektin e 100 bursave sociale të studimit e përshëndetën edhe këngëtarët me famë të njohur në vendin tonë si Znj. Myfarete Laze, Mishela Rapo, Noizy si dhe biznesmeni i njohur Z. Said Fishta, të cilët ndanë me të pranishmit mbështetjen dhe vlerësimin e tyre ndaj kësaj nisme të fondacionit dhe universitetit.   Kolegji Universitar Berdër fton të gjithë maturantët e interesuar të bëhen pjesë e këtyre bursave duke aplikuar fillimisht në portalin e maturës shtetërore për një nga programet e studimit që ne ofrojmë.

100 Bursa sociale studimi për fëmijët e familjeve në nevojë

100 Bursa sociale studimi për fëmijët e familjeve në nevojë Fondacioni Arsimor “Hafiz Ali Korça”, fondacion ky i themeluar nga Komunitei Mysliman i Shqipërisë, ofron 100 bursa sociale studimi deri në 100% të tarifës së shkollimit, për të gjithë kandidatët që do të zgjedhin të studiojnë në një nga programet bachelor që Kolegji Universitar Bedër ofron për vitin akademik 2017 – 2018. Nga këto bursa pritet të përfitojnë dhjetëra kandidatë për studentë, të cilët vijnë nga familje me problematika të ndryshme të sociale dhe që e kanë të pamundur të përballojnë shpenzimet vjetore të studimeve universitare. Duke qenë se raundi i parë i regjistrimeve për këtë vit akademik, i cili sipas udhëzimit të Ministrsë së Arsimit dhe Sporteve pritet të fillojë më 16 tetor 2017, është mbyllur, këto bursa janë të vlefshme për raundin e dytë të regjistrimeve, raund ky i cili u lejon maturantëve të aplikojnë në portalin e maturës shtetërore nga data 15 deri më 22 shtator 2017. Menjëherë pas aplikimit në një nga programet e studimit që ky institucion ofron, çdo kandidat për student ka të drejtën e aplikimit për bursë në emailin bursa@beder.edu.al          
  • <
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • 49
  • 50
  • 51
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri